Seksizmi.
Zbuloje.
Emërtoje.
Ndaloje.
#NdaloSeksizmin
#EdheUnë
 

Seksizmi është çfarëdo shprehje (akt, fjalë, gjest, imazh) e bazuar në idenë që disa persona, më së shpeshti gratë, janë inferiore për shkak të gjinisë së tyre.

 

Seksizmi është i dëmshëm. Ai krijon ndjenjat e të qenit
i pavlefshëm, vetë-çensurimit, përvetësimit të strategjive
të shmangies, ndryshimeve në sjellje, dhe përkeqësim të
shëndetit. Seksizmi buron nga themelet e pabarazisë
gjinore. Ai prek gratë dhe vajzat në mënyrë disproporcionale.

 

Seksizmi është i pranishëm në të gjitha fushat e jetës.

 

63% e grave gazetare janë përballur me abuzim verbal

 

Gratë kalojnë pothuajse dy herë më shumë kohë sesa burrat me punët e shtëpisë pa pagesë (në vendet e OECD-së)

 

80% e grave kanë deklaruar se janë përballur me fenomenin e "mansplaining” (përshkrim mashkullor denigrues ose patronizues) dhe "manterrupting’’ (ndërprerje e fjalës së grave nga meshkujt) në punë

 

Burrat përbëjnë 75% të burimeve të lajmeve dhe temave në Evropë

 

Në Mbretërinë e Bashkuar, 66% e vajzave të anketuara nga mosha 16 deri në 18 vjeç kishin përjetuar ose ishin dëshmitare të përdorimit të gjuhës seksiste në shkollë

 

59% e grave në Amsterdam kanë raportuar forma të ngacmimit në rrugë

 

Në Francë, 50% e grave të reja të anketuara kohët e fundit janë përballur me padrejtësi ose poshtërim për faktin se ato janë gra

 

Në Serbi, hulumtimi tregon se 76% e grave në biznes nuk merren aq seriozisht, sa dhe burrat

 

Dhuna nganjëherë
fillon me një shaka

Aktet individuale të seksizmit mund të duken
të parrezikshme, por ato krijojnë një klimë
shqetësimi, frike dhe pasigurie.
Kjo çon në pranimin e dhunës, kryesisht
ndaj grave dhe vajzave.

 

Kjo është arsyeja pse Këshilli i
Evropës ka vendosur të veprojë duke
miratuar një Rekomandim për të
parandaluar dhe luftuar seksizmin.

 
 
 

Seksizmi prek kryesisht grate.
Mund të ndikojë gjithashtu te
burrat dhe djemtë kur ata nuk
iu përshtaten roleve dhe
stereotipeve gjinore.

 

Ndikimi i dëmshëm i seksizmit mund të jetë akoma më i keq për disa gra dhe burra për shkak të përkatësisë etnike, moshës, nevojave të veçanta, origjinës shoqërore, fesë, identitetit gjinor, orientimit seksual ose faktorëve të tjerë.

 

Disa grupe të grave, për shembull gra të reja, politikane,
gazetare ose figura publike, janë shënjestër e veçantë të seksizmit

 
%

e grave të zgjedhura në parlament kanë qenë në shënjestër të sulmeve seksiste në rrjetet sociale.

 

Zbuloje. Emërtoje. Ndaloje.

 

Gjuha dhe komunikimi

Shembuj të seksizmit në gjuhë dhe komunikim:

Përdorimi i përgjithshëm i gjinisë mashkullore nga një folës ("ai/i tij/atij" për t'iu referuar një personi të pacaktuar). Kopertina e një botimi që përshkruan vetëm burrat. Emërtimi i një gruaje me termin mashkullor për profesionin e saj. Një fushatë komunikimi përfshirë lakuriqësinë e paarsyeshme. Një reklamë me një burrë që i tregon një gruaje se si të përdorë një makinë rrobalarëse.

Pse duhet të merremi me këtë çështje?

Gjuha dhe komunikimi kanë rëndësi sepse ato i bëjnë njerëzit të dukshëm ose të padukshëm dhe njohin ose zhvlerësojnë kontributin e tyre në shoqëri. Gjuha jonë i jep formëmendimit tonë, dhe mënyra në të cilën ne mendojmë ndikon në veprimet tona. Gjuha diskriminuese dhe që nuk konsideron perspektivën gjinore forcon qëndrimet dhe sjelljet seksiste.

Si të parandalohet kjo?

Të përdoren edhe gjinia femërore dhe mashkullore kur i drejtohemi një auditori të përzier. Të rishikohet komunikimi publik për t'u siguruar që janë përdorur imazhe dhe gjuhë të pershtatshme gjinore. Të zhvillohen udhëzues për komunikimin me ndjeshmëri gjinore për auditorë të ndryshëm. Të promovohet hulumtimi në këtë fushë.

Media, interneti dhe mediat sociale

Shembujt e seksizmit në media:

Paraqitje e seksualizuar e grave në media. Emisione televizive vetëm me burra. Raportimi mediatik mbi dhunën ndaj grave që fajëson viktimën. Gazetarët, më së shpeshti gratë, që marrin komente në mediat sociale bazuar në paraqitjen e tyre në vend të çështjeve për të cilat diskutojnë. Aplikacionet në internet që dërgojnë disa oferta pune vetëm burrave sepse algoritmet janë ndërtuar në mënyrë diskriminuese.

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Fëmijët dhe të tjerë bombardohen me mesazhe seksiste në media dhe ndikohen prej tyre. Mesazhe të tilla kufizojnë zgjedhjet e tyre në jetë. Ato japin përshtypjen se burrat janë bartës të dijes dhe fuqisë dhe se gratë janë objekte dhe është në rregull të komentosh lirshëm për pamjen e tyre. Seksizmi në internet i shtyn gratë jashtë hapësirave në internet. Seksizmi në internet mund të shkaktojë dëm shumë të madh. Abuzimi ose tallja me dikë në internet krijon një regjistrim të përhershëm dixhital që mund të shpërndahet më tej dhe është vështirë të fshihet.

Si të parandalohet kjo?

Të vihet ne zbatim legjislacioni për barazinë gjinore në media. Të trajnohen profesionistët e mediave dhe komunikimit mbi barazinë gjinore. Të sigurohet që gratë dhe burrat të përfaqësohen në mënyrë të ekuilibruar dhe në role të ndryshme, pa stereotipe në media. Të promovohen reklama që rrisin ndërgjegjësimin ndaj stereotipeve gjinore, në vend që t’i forcojnë ato. Të ofrohen trajnime për përdorimin e mjeteve dixhitale, veçanërisht për të rinjtë dhe fëmijët. Të përcaktohet dhe kriminalizohet ligjërisht (online) gjuha e urrejtjes seksiste . Të krijohen shërbime të specializuara për të ofruar këshilla se si të trajtohet seksizmi në internet.

Vendin e punës

Shembujt e seksizmit në vendin e punës:

Praktika e përjashtimit në mënyrë jozyrtare, e grave që kanë fëmijë nga mundësitë e karrierës. Nëpër mbledhje, injorimi i grave, përvetësimi i kontributeve të tyre ose heshtja e tyre. Favorizimi i një burri para një gruaje për një pozitë drejtuese duke supozuar mungesën e autoritetit të saj. Komentet e tepërta për pamjen fizike apo veshjen (që dëmtojnë gratë si profesioniste). Komente përçmuese për burrat që marrin role ne lidhje me kujdesin. “mansplaining’’ (përshkrim mashkullor denigrues ose patronizues).

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Seksizmi në vendin e punës dëmton efikasitetin e viktimave dhe ndjenjën e përkatësisë së tyre. Heshtja si pasojë e  seksizmit do të thotë që idetë ose talentet injorohen ose përdoren pamjaftueshëm. Komentet përçmuese krijojnë një atmosferë frikësuese/shtypëse për ata që përballen me to dhe mund të degjenerojnë në dhunë/ngacmim. Viktimat mund të zhvillojnë nivele më të larta të ankthit, të jenë më të prirura të shpërthejnë emocionalisht dhe të kalojnë në depresion. Në përgjithësi, seksizmi çon në paga më të ulëta dhe në më pak mundësi për ata që përballen me të.

Si të parandalohet kjo?

Nëpërmjet miratimit dhe zbatimit të kodeve të sjelljes që përcaktojnë sjelljen seksiste dhe parandalimin e tij përmes trajnimeve. Të krijohen mekanizmat e ankesave, masave disiplinore dhe shërbimet mbështetëse. Menaxherët duhet të deklarojnë dhe të demonstrojnë angazhimin e tyre për të vepruar kundër seksizmit.

Sektori public

Shembujt e seksizmit në sektorin publik:

Komente të seksualizuara apo komente në lidhje me paraqitjen ose gjendjen familjare të politikanëve, më së shpeshti gra, përfshirë dhe brenda parlamenteve. Komente në lidhje me orientimin seksual apo paraqitjen e përdoruesve nga stafi i shërbimeve publike. Përfaqësimet seksiste/postimi i imazheve të grave lakuriq në vendet publike të punës (p.sh. dhomat e personelit spitalor). Komente për paraqitjen e grave në hapësirat publike, përfshirë transportin publik.

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Sektori publik ka për detyrë të jetë dhe te bëhet  shembull. Seksizmi në parlament është shumë i zakonshëm, por ai kufizon mundësitë dhe lirinë e grave në parlament, qofshin ato të zgjedhura apo si të punësuara. Seksizmi dëmton qasjen e barabartë në shërbimet publike. Seksizmi në hapësirat publike kufizon lirinë e lëvizjes së grave. Seksizmi mund të çojë në dhunë dhe krijon një mjedis shtypës duke penguar kryesisht gratë të marrin pjesë plotësisht në jetën publike.

Si të parandalohet kjo?

Nëpërmjet trajnimi të të punësuarve (stafit). Të krijohen kodet e mirësjelljes, mekanizmat e ankesave, masave disiplinore dhe shërbimet mbështetëse. Të implementohen fushatat e ndërgjëgjesimit , siç janë fletëpalosjet apo posterët në hapësira publike ku shpjegohet se çfarë është seksizmi. Të promovohet barazia gjinore në vendimmarrje. Të promovohen hulumtime dhe mbledhje të të dhënave për këtë çështje.

Drejtësia

Shembujt e seksizmit në sektorin e drejtësisë:

Një gjykatës që lë të nënkuptohet se viktima e dhunës seksuale “ka kërkuar një gjë të tillë”. Një punonjës ligjor që komenton pamjen e një gruaje kolege e tij. Polici që nuk i merr seriozisht pretendimet për dhunë ndaj grave ose i shpërfill ato.

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Një sjellje e tillë mund të shtyjë viktimat që të tërheqin paditë. Këto sjellje krijojnë mosbesim në sistemin e drejtësisë. Këto mund të sjellin deri tek gjykimet e pabazuara. Ato nënvlerësojnë gratë dhe mund t'i largojnë ato nga profesionet juridike.

Si të parandalohet kjo?

Të implementohen politika për qasjen e barabartë të grave në drejtësi. Të trajnohen profesionistët ligjorë dhe zbatuesit e ligjit. Të adresohen stereotipet gjyqësore përmes fushatave të ndërgjegjësimit. Të sigurohet që profesionistët t'i mbështesin gjykimet e tyre në fakte, në sjelljen e autorit te veprës penale, në kontekstin e çështjes, e jo duke iu referuar veshjes së viktimës, për shembull.

Arsimi

Shembujt e seksizmit në arsim:

Librat shkollorë që përmbajnë imazhe stereotipizuese të grave/burrave, djemve/vajzave. Mungesa e grave si shkrimtare, figura historike apo kulturore në librat shkollorë. Këshillimi për karrierë dhe arsimim që dekurajon karrierën jo stereotipizuese ose zgjedhjet për studime. Mësimdhënësit që bëjnë komente për paraqitjen e nxënësve/studentëve/mësimdhënësve të tjerë. Komentet e seksualizuara ndaj vajzave. Bulizmi ndaj nxënësve/studentëve nga nxënësit/studentët ose profesionistët arsimorë. Mungesa e njohurive/procedurave/reagimeve për të trajtuar sjellje të tilla seksiste.

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Përmbajtja e edukimit dhe sjellja e profesionistëve arsimorë ndikon shumë në perceptimet dhe sjelljet e nxënësve/studentëve.  Një klimë e seksizmit në institucionet e arsimit  ndikon negativisht në arritjet e nxënësve/studentëve. Seksizmi në arsim mund të kufizojë karrierën individuale në të ardhmen dhe zgjedhjet e mënyrës së jetesës.

Si të parandalohet kjo?

Të implementohen politika dhe legjislacion mbi barazinë gjinore në arsim. Të rishikohen librat shkollorë për të siguruar që ata nuk përmbajnë seksizëm dhe që  i përshkruajnë gratë edhe burrat në role jo stereotipizuese. Të sigurohet përfaqësimi i grave si shkencëtare, artiste, atlete, udhëheqëse, politikane në librat dhe programet shkollore. Të mësohet historia e grave. Të sigurohet disponueshmëria e mekanizmave të ankesës. Të mësohen çështjet e barazisë gjinore, si dhe edukimi mbi seksualitetin (përfshirë pëlqimin dhe kufijtë personalë). Të trajnohen profesionistët arsimorë lidhur me paragjykimet e pavetëdijshme.

Kultura dhe sporti

Shembuj të seksizmit në kulturë dhe sport:

Gratë sportiste paraqiten në media sipas rolit të tyre në familje dhe jo sipas aftësive dhe përparësive të tyre. Shpërfillja e arritjeve sportive të grave. Përçmimi i meshkujve që merren me sporte “femërore”. Gratë me veshje seksi si “dekorim” në ngjarje kulturore ose sportive. Mungesa e veprave të femrave në ekspozita artistike. Mungesa e roleve kuptimplote për gratë në kinema dhe mungesa domethënëse e roleve për aktore më të vjetra në moshë. Financimi shumë i rrallë për produksione filmike në të cilat gratë kanë rol udhëheqës. Mos ndarja e fondeve të mjaftueshme për punët artistike të grave.

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Që të dyja, kultura dhe sporti janë formues të sjelljeve njerëzore. Nëse gratë dhe burrat përshkruhen në mënyra stereotipizuese, kjo do të ushqejë stereotipet gjinore. Kur kryesisht burrat janë të dukshëm në këto fusha, kjo ndikon në mënyrën se si gratë shihen si artiste apo sportiste të mundshme dhe ngushton gamën e rol modeleve për fëmijët dhe të rinjtë. Stereotipet gjinore kufizojnë zgjedhjen e grave/burrave vajzave/djemve të ushtrojnë sportet që nuk konsiderohen “femërore” apo “mashkullore”; kjo çon në vetë censurim. Në të dyja fushat, seksizmi ndikon me paga më të ulëta dhe më pak mundësi për ata që përballen me të.

Si të parandalohet kjo?

Të merren masa për të inkurajuar punën krijuese te gratë si dhe përfshirjen gjinore në politikat kulturore dhe sportive (bursa, ekspozita, trajnime, ofrimin e hapësirës/seminareve). Sigurimi i mbulimit më të mirë dhe më të gjerë nga media të sporteve dhe artit të grave. Inkurajimi i sponsorëve për të mbështetur artin dhe sportet e grave. Të miratohen kode të sjelljes për të parandaluar sjelljen seksiste, përfshirë dispozitat për veprim disiplinor në federatat sportive. Të inkurajohen personalitet e shquara sportive dhe kulturore të flasin kundër seksizmit dhe të zbatohen fushata për denoncimin e dhunës në sport dhe të gjuhës së urrejtes seksiste.

Sfera private

Shembujt e seksizmit në sferën private:

Gratë që kryejnë më shumë punë të papaguar (përkujdesje dhe punë shtëpiake) sesa burrat, për shembull vetëm gratë ndihmojnë për të larë enët gjate nje feste apo darke. Shakatë seksiste ndërmjet miqve. Ofrimi në mënyrë sistematike të lodrave “femërore” apo “mashkullore” vajzave/djemve. Djemtë inkurajohen të vrapojnë dhe të ndërmarrin rreziqe dhe vajzat të jenë të dëgjueshme dhe të bindura. Përdorimi i shprehjeve si "vrapon si një vajze" ose "djemtë duhet të jenë djem".

Pse duhet trajtuar kjo çështje?

Puna e pa paguar rëndon dhe pengon pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, në pavarësinë e tyre ekonomike si dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitete sportive dhe argëtuese. Lodrat (p.sh. kuzhinë e vogël apo lojë ndërtimi) kanë ndikim në rolet gjinore, por  edhe zgjedhjet ne të ardjmen lidhur me  studimet ose  karrierën. Shakatë seksiste mund të shqetësojnë dhe të bëjnë të heshtin njerëzit si dhe  banalizojne sjelljen seksiste.

Si të parandalohet kjo?

Të merren masa për ndërgjegjësimin dhe të bëhen hulumtime mbi ndikimin dhe ndarjen e punës së papaguar midis grave dhe burrave. Masa për balancimin e jetës private dhe  jetës profesionale për të gjithë. Promovimi i lodrave që nuk kanë të bëjnë me stereotipe. Inkurajimi i djemve dhe vajzave të marrin pjesë në kryerjen e punëve të shtëpisë. Mundësimi edhe për vajzat i hapësirës dhe lirisë për të luajtur, eksploruar dhe për të qenë vetëvetja.